Marka luksoze Dior është akuzuar për racizëm në mediat sociale kineze për shkak të një reklame që tregon një modele aziatike duke tërhequr cepin e syrit.
Fotoja e diskutueshme u postua gjashtë ditë më parë nga labeli francez për të promovuar koleksionin e ri të grimit. Ajo tregon modelen duke tërhequr syrin e saj, ndërsa u fshi me shpejtësi.
Më vonë u ripostua nga përdoruesit e internetit në platformat e mediave sociale kineze, ku mori kritika dhe ndezi hashtag-un viral “Reklamë e kozmetikës Dior e akuzuar për diskriminim ndaj aziatikëve” në Weibo.
Përdoruesit kinezë të rrjetit janë bërë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj përshkrimit të popullit kinez mes rritjes së ndjenjës nacionaliste në internet. Komentet e zemëruara kanë vërshuar edhe llogarinë e labelit në Instagram. “Është diskriminim racor”, thuhet në një koment.
“A po përpiqeni të fitoni para dhe të luani racizëm në të njëjtën kohë?”, postoi një përdorues kinez.
Dior nuk ka bërë asnjë koment publik.
Gazeta shtetërore Global Times botoi një editorial duke i bërë thirrje markës të kërkonte falje.
“Të tërheqësh sytë mbrapa”… tallje me pamjen e aziatikëve, veçanërisht aziatikëve lindorë,” tha gazeta . “Shpresojmë që Dior të përballet me gabimet e tij, të kërkojë ndjesë dhe përgjigje të sinqertë ndaj shoqërisë aziatike”.
Disa përdorues të internetit u kanë bërë thirrje gjithashtu të famshëmve kinezë që modelojnë për Dior që t’i japin fund lidhjes së tyre me markën.
Por ka edhe disa që mendojnë se diskutimi ka përfunduar.
Top Channel