I ftuar në “Wake Up” ka qenë biznesmeni shqiptar Bujar Zhuri, i cili jeton në Oslo të Norvegjisë.
Ai ka blerë skulpturën e përgatitur nga Deamishel në bashkëpunim me banorët e tjerë të Big Brother, ku paratë kanë shkuar për familjen e Pal Kolës, rojës që mbeti i vdekur gjatë sulmit terrorist ndaj Top Channel.
Vepra u ble me shumën 8 mijë e 200 euro nga Bujar Zhuri, i cili shpreh në emision se dëshiron që të njohë familjarët e Pal Kolës, të shohë nga afër se si ata jetojnë dhe të shohë mënyra se si mund t’i ndihmojë sërish.
Neada Muçaj: Keni komunikuar me familjarët e të ndjerit Pal Kola?
Bujar Zhuri: Jo, unë fatkeqësisht nuk kam ndonjë kontakt dhe jam shumë kureshtar të di mbi situatën ekonomike të tyre, gjendjen familjare, të shikoj nga afër se me se merren dhe si jetojnë. Unë e di që Shqipëria ka probleme nga më të ndryshmet dhe ka shumë familje që janë në nevojë, por vështirësitë janë shumë të mëdha edhe për t’i përballuar këto kërkesa, megjithatë mbetem i hapur edhe për t’u përshëndetur me familjen me dëshirën e mirë për të parë a ka hapësira dhe mundësia të tjera për t’i mbështetur dhe ndihmuar atë si familje.
Top Channel