Foto ilustruese

Një banesë në Bilisht është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

Policia bën me dije se banesa që u përfshi nga flakët është në pronësi të shtetasit F. A. ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 15:40, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F. A. Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA