Besimtarët ortodoksë në Lushnjë kujtojnë vuajtjet e Krishtit, ndjekin ritualet përpara pashkëve
14/04/2023 20:42
Besimtarët ortodoksë të qytetit të Lushnjës, kanë përkujtuar të Premten e Zezë, ditën që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Besimtaret i janë bashkuar procesionit të kalimit nën Epitaf, organizuar nga kisha e Shën Gjergjit.
Më pas, në sheshin kryesor të qytetit, përgjatë pedonales, besimtarët kanë ecur në rrugë me simbolet e festës në duar. Procesionin e ka udhëhequr Arkip Koçi, prifti i kishës Ortodokse.
Të premten para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë kujtojnë vuajtjet e Krishtit me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për tu ringjallur të dielën e Pashkës.
Top Channel