Vizita e Escobar në Tiranë, Curri në Top Story: Mesazhi i koduar i SHBA-së për Berishën, Ramën dhe Metën

13/04/2023 22:51

Analisti Arjan Curri tha se i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha mesazhe të koduara me vizitën e tij në Tiranë.

Curri: Nuk është se bënte ndonjë ndryshim të madh mes të vjetrës dhe të resë në kuptimin jo  vetëm të personit të zotit Berisha,  por edhe personave të tjerë që kanë 30 vetëm ushtrojnë pushtetin në Shqipëri. Jo vetëm për McGonigal por vazhdimisht përsëriste çështje të aleancat tona nuk janë me parti politike dhe as me ndonjë individ, pra ne nuk jemi me asnjërin. I bie që ai u thotë shqiptarëve që zëvendësoheni të gjithë se në perceptimin e tij ajo që u la të nënkuptonte është që anti amerikanizmi nuk është në popull, por është në elitën politike të Shqipërisë se kjo klasë politike të Shqipërisë se kjo klasë politike nuk do kontrollin e amerikanëve, nuk do imponimin. E dyta është që nuk është çështja e Berishës por tek Rama, i bie Berishës sepse duke e shpallur ‘non grata’ ka luksin t’i përmendi emrin, i bie Metës duke e takuar dhe duke i thënë që shiko mund të jesh ti i ardhshmi nëse nuk sillesh siç themi ne, dhe për mua ky është mesazhi kryesor në fund i bie Ramës duke thënë fjalën kyçe institucionet. Ju e mbaji mend ambasadoren amerikane që shkoi në KLP dhe mezi arriti të zgjidhte Dumanin në krye të SPAK ndërkohë që 5 nga 11 edhe pse me investimin amerikan votuan Kondilin i cili njihej si njeri i Ramës. Lufta më e madhe e vërtetë që ndodh në Shqipëri është një luftë mes Ambasadës Amerikane dhe kryeministrit Rama për kontrollin e institucioneve, sidomos atyre të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA