Rita Ora do të performojë disa nga hitet të saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovizionit të muajit të ardhshëm.
Lajmin e bëri të ditur vetë Eurovizion Song Contest, në një postim në Instagram.
Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në Podcast të Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”. Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.
Një nga mikpritësit e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.
Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi MB po pret konkursin e këngës në emër të Ukrainës.
Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin konkursin, duke e bërë atë një nga audiencat më të mëdha televizive në botë.
Duke qenë se këtë vit eventi më i madh i këngës nuk mund të mbahet në Ukrainë, për shkak të gjendjes atje, do të mbahet në Liverpoool të Mbretërisë së Bashkuar, në maj.
Në sesionin e komenteve të postimit Rita ka shkruar: “Mezi po pres”.
View this post on Instagram
Slogani i këtij viti për Eurovision-in, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.”
Shqipëria përfaqësohet nga Albina & Familja Kelmendi – Duje.
Top Channel