Fushata e mbjelljes së pemëve nga socialistët vijon në Lezhë këtë të enjte, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Vendi do të ngelë pas nën qeverisjen e PD-së, theksoi Rama, ndërsa nuk i kurseu ironitë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rama: Do të ishte një fatkeqësi e madhe që të kthehej mbrapa në duart e tyre. Nuk ka një shembull, mund të tregojmë Malësinë e Madhe, Kukësin, bashki pas bashkish se s’po flas për Tiranën e Vlorën e Durrrësin e bashki që i kemi qeverisur më gjatë, por edhe bashki që na është dhënë mundësi për të bërë ndryshim më të madh ne i kemi bërë në një kohë shumë të shkurtër, këto janë zgjedhje për vendin,nuk janë kombëtare dhe as për t’i parë politikisht gjërat. Pa llogaritur faktin që duke i parë politikisht gjërat është e pakonceptueshme që me dorën e  tyre njerëzit që nuk janë dakord me ne mund të mos duan ta shohin më me sy Ulsiun apo mua. Për mua, mund të duan që bashkia e tyre të izolohet siç është izoluar i pari i tyre që vjen vërdallë me një vulë në lule të ballit si person ‘non grata’ që u premton shqiptarëve çudira që nuk bëri kur nuk kishte as damkën. Bashkë me atë tjetrin,  dy hije në të shkuarën, dy hije që janë turp dhe duan të kapin ça të kapin. Një njeri që shkon i jep fytyrën emrin dhe zërin dy hijeve me siguri ka një problem me sistemin e vendimmarrjes, i ka ngel wallpaperi në kokën e vet. Jo se ky është më i miri, por nuk ka më të mirë se ky, janë financimet që flasin se sa mbështetje ka marrë Lezha në këto vite.

Lezhë, Kryetari i PSSH Edi Rama ne mbjelljen e pemeve te reja – 13 prill

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA