Publikimi i dokumentave të inteligjencës Amerikane, Biden: Po zhvillohet hetim i plotë

13/04/2023 22:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden tregoi disa detaje nga hetimet për shkeljen e sigurisë, e cila lidhet me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane.

Lideri amerikan gjatë turneut tre ditor në Irlandë deklaroi se ka një hetim të plotë, por ende nuk ka një përfundim për këtë çështje.

“Ka një hetim të plotë duke u zhvilluar siç e dini, me komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë dhe ata po afrohen. Unë nuk kam një përgjigje për këtë. Nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen. Jam i shqetësuar se ka ndodhur, por nuk ka asgjë të njëkohshme që jam i vetëdijshëm se kjo ka një pasojë të madhe”, tha Joe Biden – President i SHBA.

Sipas detajeve të zbuluara supozohet se lidhen me aftësitë dhe mangësitë ushtarake të Ukrainës, si dhe informacionin rreth aleatëve të SHBA-së, duke përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Turqinë.

Mediat e huaja shkruajnë se disa vende kanë vënë në dyshim vërtetësinë e disa prej dokumenteve, duke përfshirë Britaninë, e cila tha se kishte një nivel serioz pasaktësie në informacion.

Departamenti i Drejtësisë hapi një hetim zyrtar penal javën e kaluar pasi çështja u referua nga Pentagoni, i cili po vlerëson dëmin e shkaktuar. Zyra e FBI në Uashington po udhëheq hetimin, bazuar në dokumentet e publikuara dhe lidhjet që tregohen në to.

Që kur dokumentet u zbuluan për herë të parë në mars, hetuesit kanë ndjekur disa pista hetimi, për të cilat ende nuk ka një përfundim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA