Kryeministri Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga dhurimi i pemëve në qytetin e Durrësit, të cilat sipas tij janë të siguruara nga fondi zgjedhor i PS-së.

Në foto shihen qytetarë të shumtë dhe fëmijët pranë kryeministrit, të cilët kontribuuan në mbjelljen e pemëve.

Rama shprehet se mbjellja e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i PS-së, është në zbatim të vendimit për të shkurtuar shpenzimet për mjete propagandistike elektorale

“MIRËMËNGJES

dhe me fotoalbumin e dhurimit të pemëve për Durrësin të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste, në zbatim të vendimit për të shkurtuar shpenzimet për mjete propagandistike elektorale, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA