Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar shifra alarmante në lidhje me infertlitetin.

1 në 6 persona në botë janë infertilë por mjekët obsteter gjinekologë në Shqipëri konfirmojnë rritjen e numrit të çifteve që hasin vështirësi për të pasur fëmijë ndonëse nuk ka statistika zyrtare.

Sipas mjekëve një ndër faktorët është rritja e moshës së gruas për shtatzëninë e parë.

“Është rritur shumë mosha e shtatzënisë së parë, femrat kanë prioritet të arsimohen dhe të gjejnë një punë të mirë e më pas mendojnë për shtatzëni”, tha Rozeta Shahinaj – mjeke gjinekologe.

Por një tjetër faktorë shumë i rëndësishëm dhe që pengon shtatzënitë tek çiftet janë sëmundje seksualisht të transmetueshme, të cilat kanë pësuar rritje, kryesisht tek moshat e reja. Ndërkohë që edhe obeziteti në rritje është një tjetër pengesë.

Infertilteti haset më shpesh tek femrat se sa tek meshkujt në Shqipëri. Tek meshkujt konsumi i  lëndëve narkotike dhe stresi ndikojnë në dobësimin e spermatogenit çka i bënë ata të arrijnë me vështirësi ngjizjen apo t’i kthejë në infertil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA