Escobar në Top Story: Ka njerëz që po përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime politike

13/04/2023 21:41

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për emisionin Top Story tha se ekziston një rrezik i pranisë së personave që përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime personale politike në vendin tonë.

Diplomati theksoi se Shqipëria zë një pozicion shumë të privilegjuar në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Grida Duma: A e dini nëse i është bërë ndonjë dëm opinionit publik shqiptar nga përçarja e opozitës? A ka rrezik për këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Unë mendoj se ekziston rreziku që ka njerëz që po përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime personale politike, dhe kjo nuk e ndihmon interesin tonë strategjik apo tuajin. Ndaj, do të isha shumë, shumë dyshues për këdo që vë në lëvizje ose u jep shtysë linjave anti-amerikane, sepse gjithçka që kemi bërë, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë për të thelluar marrëdhëniet strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe më duhet të them se Shqipëria zë një pozicion shumë të privilegjuar në politikën tonë të jashtme. Jemi konsultuar me ju dhe keni qenë pjesë e pothuajse çdo ngjarjeje globale për shkak të partneritetit tuaj me Shtetet e Bashkuara. Dhe ne jemi ndihmuar për të çuar përpara vlerat dhe synimet tona në Europë prej partneritetit tonë me Shqipërinë, jo vetëm në NATO apo Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe në mënyrë dypalëshe. Pra, do të thosha se kushdo që predikon çfarëdo lloj anti-amerikanizmi, në fakt nuk ka parasysh interesat e Shqipërisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA