Analisti Arjan Çani, ka zbardhur takimin mes Metës dhe Escobar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me moderatoren  Grida Duma. 

Çani u shpreh se sipas burimeve të tij, Meta po “përdoret” si urë lidhëse mes amerikanëve dhe Berishës.

Ai u shpreh gjithashtu se i bën përshtypje diplomacia e zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar kur bëhet fjalë për çështjen e “McGonigal”, për të cilin nuk dha asnjë informacion konkret.

Çani: Secili mund  të bëje një pyetje Berisha sot përfaqëson pothuajse gjysmën e elektoratit, gjysmën e shqiptarëve që votojnë nuk janë pak,  ndërsa amerikanët kanë të drejtën e tyre dhe nuk i ndalon askush të përcaktojnë se kush është e ardhmja e kush është e shkuara. Kjo është në vullnetin e tyre dhe dëshirat e tyre megjithatë realiteti është tjetër gjë, kjo është ajo që ai thotë ndërkohë që burime nga ambasada, jo nga ambasadorja, e dinë shumë mirë që takimi i Escobar me Metën nuk është gjë tjetër veçse zgjedhja e një ndërmjetësuesi për të fol me Berishën. Më vjen keq që nuk është kuptuar kështu, unë këtë e kam të sigurt ata vazhdojnë të komunikojnë me Berishën o jo drejtpërdrejtë por nëpërmjet Ilir Metës. Pra unë kështu e lexoj dhe koha do e vërtetojë.

Duma: Ne kemi kaq informacion sa ta themi se komunikimin me Berishën nëpërmjet elementëve të tjerë e kanë bëjnë gjithmonë me deputetë.

Çani: Meta është i zgjedhuri i amerikanëve për të komunikuar me Berishën. Pika tjetër që më bëri përshtypje ishte kur e pyete për McGonigal. Është shumë interesante përgjigja e tij, duket se nuk e ka humbur sensin e diplomacisë, ai thotë unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale dhe e dyta se marrëdhënia e SHBA-në është me shqiptarët jo me një parti dhe jo me një individ, Individi është Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA