Debati Çani-Spahiu në “Top Story”: Pse e tolerojnë akoma amerikanët Berishën në politikë?

13/04/2023 23:02

Gjatë diskutimit në “Top Story” Kreshnik Spahiu dhe Arjan Çani debatuan në lidhje me tolerimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë për Sali Berishën, i cili është shpallur nga ata non-grata.

Analisti u shpreh se Amerika po bën tolerime kundrejt politikanit sepse është një person që e ka pasur partner, njëkohësisht respekton pjesën e votuesve të tij.

Njëkohësisht mënyra se si po trajtojnë Berishën nuk e kanë bërë me asnjë politikan në Shqipëri.

Arjan Çani: Ore mirë Berisha që nuk është normal dhe i bie perandorisë, po perandoria si e toleron? Këtu jam kurioz ta di unë, se u bënë gjithë këto vite

Kreshnik Spahiu: Po e toleron se në radhë të parë është një person që e ka pasur partner deri dje. E toleron sepse ka një përqindje të caktuar votash dhe e respekton edhe atë pjesë të popullit shqiptar, dy. E treta po çmontimit në një mënyrë më denigruese se sa ta ekzekutonte fizikisht. Pra mënyra e çmontimit që po i bëjnë Berishës nuk ia kanë bërë asnjë politikani në 100 vite në Shqipëri. Unë mendoj që ata vetëm planin a ka funksionuar deri tani, apsolutisht kanë planin b.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA