Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola ‘Luminous’ u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës.
Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë.
“LUMINOUS është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë”, kishte paralajmëruar më herët këngëtarja, e cila shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë bashkëpunim me skenën ndërkombëtare.
Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:00.
Top Channel