Bashkimi Europian u zotua të veshë me përgjegjësi kriminelët e luftës pas videos macabre që qarkulloi në internet, e cila pretendohet se tregon prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas nga forcat ruse.
“Ne nuk kemi shumë informacion mbi vërtetësinë e videos, por duhet thënë se nëse konfirmohet, ky është një tjetër rast i një kujtese brutale të natyrës çnjerëzore të agresionit rus. BE-ja përsërit angazhimin e saj për të bërë përgjegjes të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të luftës të kryera në luftën e Rusisë në Ukrainë”, ka thënë zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.
Pas pamjeve të rënda filmike të shpërndara në rrjetet sociale, reagoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sesa lehtë vrasin këto bisha. Ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do t`i falim vrasësit”, ka thënë Zelensky.
Pamjet e shpërndara në Twitter, nuk janë shumë të qarta, por duket se janë filmuar gjatë verës për shkak të nivelit të bimësisë në tokë. Në video shihet dhe jeleku i viktimës me simbolet ukrainase. Moska dhe Kievi e kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për vrasjen e të burgosurve të luftës që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se një vit më parë, dhe disa video që pretendohet se të tregojnë ekzekutimin e të burgosurve kanë bërë xhiron e rrjetit.
Top Channel