Një 34-vjeçare e quajtur Denisa Bushka, është  vënë në pranga, pasi u kap në flagrancë për shpërndarje droge nëpër zona të ndryshme të Tiranës.

Ajo u arrestua në rrugën “Bill Klinton” dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Denisa Bushka

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA