Dita e sotme do ketë rritje të temperaturave, ku në jugperëndim të territorit do shkojnë deri në 23-24 gradë.
Dita e sotme do ketë rritje të temperaturave, ku në jugperëndim të territorit do shkojnë deri në 23-24 gradë. Këtë parashikim e ka bërë sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje direkte me “Breaking”, i cili shprehet se temperaturat do jenë 2 gradë më të larta se vlerat normale. Dita e enjte do të shoqërohet me vranësira në zonat veriore.
“Dita e sotme ka sjellë rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të ngjiten në 2 apo 3 gradë, ndërsa maksimalet do të regjistrojnë edhe vlerën 20 gradë. Përsa i përket ditës së nesërme, do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonat malore në Peshkopi, Kukës, po ashtu dhe në juglindje të territorit shqiptar do të kemi temperatura deri në 4 gradë, ndërsa në orët e mesditës do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në jugperëndim të territorit të regjistrojë vlerën 22 apo 23 gradë duke bërë që të jenë temperaturat 2 gradë më të larta sesa vlera normale.
Përsa i përket kushteve atmosferike do të kemi gjatë ditës së sotme dhe ditën e enjte dominime të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave, kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paraditeve dhe në ultësirën perëndimore më prezente. Ndërsa vranësirat herë pas here do i kemi prezente, por më të dukshme këto do të jenë në zonat malore dhe të fokusuara në pjesën e dytë të ditës.
Dita e enjte do të sjellë vranësira më të shumta në zonat veriore gjatë mbrëmjes dhe natës vonë”.
Top Channel