
Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e enjte mbi vendin tonë depërtojmë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.
Megjithatë, duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike.
Më konkretisht ditën e premte pritet kalimi i shpejtë i një fronti të ftohtë atmosferik.
Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Duke filluar pas orëve të mesditës të ditës së premte moti mbetet përsëri i vranët, por reshjet e shiut humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme të dobëta dhe lokale.
Gjithashtu pritet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.
Top Channel