Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale u kërkon të gjitha subjekteve politike të respektojnë ligjin për mbrojtjen e  të dhënave personale të zgjedhësve gjatë fushatës.

Këto të dhëna lidhen me emër mbiemër adresat, duke identifikuar shpesh edhe bindjet e tyre politike. Digjitalizimi dhe përpunimi i të dhënave në mënyrë automatike, i bën ato më të ekspozuara dhe kërkon shumë kujdes. Për herë të parë, të gjithë subjektet politike kanë gati një udhëzues që do t’i orientojë në përpunimin e të dhënave në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme.

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve e ka vlerësuar të dobishëm këtë dokument, i cili duhet respektuar, edhe pse tërhoqi vëmendjen për arrogancën që paraqesin të gjitha palët gjatë fushatës, duke i konsideruar të dhënat e zgjedhësve si pronë tyren.

Dervishi i kërkoi Celibashit që bashkë me materialet zgjedhore të mundësohet shpërndarja e këtij udhëzuesi, i cili është një praktikë ndërkombëtare që mbështetet në legjislacionin e BE-së dhe Këshillit të Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA