Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit, por Meghan, Dukesha e Sussex, nuk do të marrë pjesë, thotë Buckingham Palace.

Kishte spekulime nëse çifti do të udhëtonte për kurorëzimin – por rezulton se Princi Harry do të marrë pjesë vetëm.

Princi Harry do të bashkohet me më shumë se 2000 të ftuar në Westminster Abbey më 6 maj.

Do të jetë hera e parë që ai do të shihet me familjen mbretërore që nga publikimi i librit të tij me kujtime nga jeta e tij, libër ky që pati shitje të jashtëzakonshme.

Libri i Princit Harry, Spare, zbuloi qartë tensionet familjare dhe që atëherë ai ka folur se ndihej “ndryshe” nga pjesa tjetër e familjes së tij dhe ishte e paqartë nëse ai do të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij.

Por tashmë ka konfirmim se Princi Harry do të jetë në Abbey, në një ditë që është edhe ditëlindja e katërt e djalit të tyre, Archie.

Princi Harry dhe Meghan, të cilët jetojnë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ishin kontaktuar me email më shumë se një muaj më parë për pjesëmarrjen në kurorëzimin.

Vendimi që Meghan të mos marrë pjesë do të shihet si pjesë e tensioneve të vazhdueshme dhe të pazgjidhura midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe Familjes Mbretërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA