Marka më e re në Shqipëri, One Albania ka përfunduar një proces historik në sektorin e telekomunikacionit duke bërë bashkë më shumë se 450 mijë abonentë në një rrjet të vetëm.

Ilir Duka, Shefi Teknologjik i Kompanisë: Që nga vjeshta e vitit të kaluar filluam përgatitjet për transferimin e abonentëve të rrjetit celular Albtelecom në rrjetin One Albania. Për këtë ne bëmë zgjerimin e shpejtësisë së interneti për 30% e përdoruesve të rrjeti celular dhe zgjerimin e kapaciteti të përgjithshëm nga 40gb/s në 100gb/s. Kjo do të mundësonte jo vetëm  akomodimin e rrjetit celular AlbTelecom por edhe përballimin dhe eliminimin e ngarkesave gjatë periudhës së sezonit të përdorimit të lartë siç është sezoni veror. Ne gjithashtu Filluam edhe projektin e konsolidimit të rrjeteve duke lidhur operatorin ONE me rrjetin e fibrës optike të AlbTelecom duke u bërë kështu rrjeti më i madh i shërbimeve fiks. Ne jemi prezentë në 57 nga 61 bashki si asnjë operator tjetër fiks. Ne kemi zhvilluari investime të mëdha vitin e kaluar në rrjetin fiks dhe këtë vit kemi ambicie të rrisim me 30% lidhjen e familjeve shqiptare me fibër optike.

Shefi teknologjik i kompanisë prezanton për abonentët celularë, por edhe ata fiks, risitë nga ky unifikim historik.

Ilir Duka, Shefi Teknologjik i Kompanisë: Tashmë për abonentët do të ketë mbulim më i mirë në të gjithë territorin, shpejtësi më të mirë në lundrimin në internet, kohë më të shkurtër të transferimit të përmbajtjeve, eksperiencë më e mirë në lojërat online dhe një gamë më të gjerë të planeve tarifore celulare, që janë fleksibël dhe të përballueshme nga të gjithë.

One Albania nuk do të ndalet këtu, ndërsa shumë inovacione të reja teknologjike po përgatiten për abonentët

Ilir Duka, Shefi Teknologjik i Kompanisë: Në planet tona kemi zhvillime teknologjike më të reja dhe më të fundit siç janë 5G dhe Iot që jemi të vetëdijshëm se kërkojnë investim dhe përkushtim të konsiderueshëm, por nga ana tjetër krijojnë mundësi të tjera për të krijuar zgjidhej më të reja për abonentët tanë. Konsolidimi dhe transformim që po bën në platformën e rrjetit të saj dhe që mbaron në verën e këtij vit është një demonstrim i fortë i angazhimit të grupit 4ig për të qenë një nga investitorët kryesorë në fushën e IT- dhe Telekom, për ta udhëhequr këtë treg dhe për të sjellë shërbime gjithmonë e më cilësore për abonentët e tij dhe shoqërinë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA