Pedro Pascal dhe Sarah Paulson janë dy nga aktorët më të kërkuar të Hollivudit, shpesh të fotografuar në tapetin e kuq së bashku, por nuk ka qenë gjithmonë kështu gjatë miqësisë së tyre prej tre dekadash.
Ndërsa aktorët e rinj po luftonin për të lundruar në industri, Paulson ndihmoi shokun e saj t’ia dilte mbanë.
“Kishte raste kur i jepja bakshishet nga një punë ku po punoja, në mënyrë që të kishte para për të ushqyer veten”, tha ajo për revistën Esquire në një intervistë të botuar të martën.
Dyshja u takua për herë të parë kur Pascal studionte në Shkollën e Arteve të NYU Tisch në 1993 dhe u miqësuan me një grup të sapodiplomuarve të LaGuardia High, një grup që përfshinte Paulson.
“Ne shkonim të shikonim filma gjatë gjithë kohës në ato vite dhe humbnim shumë në to,” tha Paulson për Esquire.
Miqësia e tyre ka zgjatur prej shumë vitesh.
Pritja e SNL ishte konfirmimi i fundit që karriera e Pascal ka shpërthyer në stratosferë.
48-vjeçari aktualisht është në krye të dy serive televizive të suksesshme – duke luajtur rolin e Joelit në “The Last of Us” të HBO-së dhe personazhin e titullit në “The Mandalorian” të Disney+. Ai do të luajë në filmin e ri të Pedro Almodóvar “Strange Way of Life” së bashku me Ethan Hawke më vonë këtë vit.
Top Channel