Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e fondit vjetor prej 345 milion lekë dhënë nga buxheti shtetit për 11 parti politike.

Fondet vjetore për partitë politike KQZ i miratoi në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare.

Sipas një formule të mirë-përcaktuar  pjesa më e madhe e këtij buxheti i shkoi Partisë Socialiste. 74 mandatet e fituara përkthehen në 150 milion lekë për selinë rozë.

Pavarësisht se çelësat e selisë blu vazhdon t’i ketë Sali Berisha, paratë e shtetit do vijojë t’i marrë Gazment Bardhi që administron arkën e partisë.

Edhe pse forca më e madhe e opozitës nuk ia doli të vinte ne pushtet në zgjedhjet e shkuara parlamentare, është përfituese e 106 milion lekë.

Në vend të tretë për sasinë e fondeve të përfituara renditet Partia e Lirisë me 15 milion lekë pasuar nga Partia Social Demokrate me 12 milion lekë.

Lëvizja Socialiste për Integrim e shndërruar sot në Parti të Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamentare zbriti në nivelin e vitit 2009  duke siguruar vetëm 4 mandate, që do thotë më pak para për arkën e partisë, 15 milion lekë.

Krahas 3 partive te mëdha PS, PD dhe PL, para përfituan  edhe 9 parti të tjera garuese në zgjedhje, disa prej të cilave edhe pse nuk arritën mandatet e nevojshme për të siguruar një ulëse në Parlamentit siguruan vota të mjaftueshme për të përfituar nga ‘torta’ e parave që u dha KQZ nga buxheti i shtetit.

Ndarja e fondit prej 345 milion lekësh:

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e
katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë. Paratë shkojnë në duart e Enkelejd Alibeajt, ndërsa Sali Berisha nuk përfiton asnjë fond.

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e
tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.
Rr. “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri | [email protected] | www.kqz.gov.al | +355 4 4510810 | 8

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e
gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind
e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë
mijë e dyqin e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia SocialDemokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e
gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e
gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA