Një koncert madhështor është mbajtur në teatrin “Skampa” mbi krijimtarinë e mjeshtrit të madh, kompozitorit Naim Gjoshi.
Këngët më të bukura të atdhedashurisë sollën në Elbasan zërat më të bukur të Kosovës dhe e pavdekshme “Poçari”, “Mora Fjalë”, “jam Europë” etj.
I emocionuar dhe me modesti Naim Gjoshi vlerësoi bashkëpunëtorët që realizuan koncertin “Udhët e mia”, një koncert që ngriti në këmbë publikun elbasanas.
I nderuar me çmime e tituj ndër vite, në krijimtarinë e tij mbi 45 vjeçare, Naim Gjoshi mban titullin “Mjeshtër i Merituar” nga ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa krijimtaria e tij është e lidhur më së ngushti me këngëtarët e Kosovës.
Edhe pse tashmë 73 vjeç, pasioni për muzikën nuk e lë Naim Gjoshin të pushojë. Ai vazhdon të punojë me të njëjtin përkushtim, për të lënë pas një pasuri atdhetarie e dashurie ndër nota.
Top Channel