‘Kapitulli i fshehur’ i Biblës zbulohet pas 1500 vjetësh nga studiuesit (fotot)

12/04/2023 21:22

Njerëzit janë besimtarë ose jo besimtarë, por kjo nuk ndryshon faktin që historia nganjëherë mund të jetë magjepsëse, edhe pse e ngatërruar, siç mund të jetë rasti me këtë zbulim të kohëve të fundit të një kapitulli të konsideruar ‘të fshehur’ të librit të shenjtë kristian Biblës.

Duket si një hallkë e rëndësishme e enigmës së Testamentit të Ri, ajo që Akademia Austriake e Shkencave ka zbuluar me anë të një teknike që ka qenë me ne prej shekujsh.

Dorëshkrimi nga Palestina besohej se ishte shkruar me tekstin Siriak të 1,500 viteve më parë, të cilët shpesh fshiheshin dhe ripërdoreshin.

Por me ndihmën e fotografisë ultraviolet, studiuesi Grigory Kessel arriti të zbulojë një nga përkthimet më të hershme të Psalmeve, të shkruar në shekullin e 3-të dhe të rishkruar në shekullin e 6-të.

“Tradita e kristianizmit sirian njeh shumë përkthime të Testamentit të Ri dhe atij Të Vjetër”, shpjegon Kessel.

“Deri kohët e fundit vetëm dy përkthime ishin të njohura për përkthimet siriake, ne gjuhe siriane të Biblës”.

Studiuesit nuk arritën të zbulonin përkthimin e plotë të kapitullit të panjohur të Biblës, por ndanë me lexuesit disa nga zbulimet e tyre.

Duke studiuar vargun origjinal në greqisht të Matthew kapitulli 12, rreshti 1, thuhej: “Në atë kohë Jezusi shkoi mes fushave të grurit në Sabbath; ai dhe dishepujt e tij ishin të uritur dhe nisën të këpusnin kallinj gruri për të ngrënë”.

Por pas zbulimit të shkrimeve siriake, përkthimi i vërtetë do të ishte: “[…] nisa të mbledh kallinj gruri, t’i fërkoja ato me duar dhe t’i haja.”

Claudia Rapp, studiuese e mesjetës në akademi, tha: “Grigory Kessel bëri zbulimin falë njohurive të thella të gjuhës siriake dhe karakteristikave të vecanta te tekstit”.

“Zbulimi i tij provon sesa produktive është bashkëpunimi mes teknologjive moderne dhe kërkimeve bazë, kur është fjala për dorëshkrimet mesjetare”.

“Në lidhje me datimin e librit, nuk ka dyshime se është prodhuar jo më vonë se shekulli gjashtë”, shkruanin studiuesit.

“Megjithë numrin e kufizuar të dorëshkrimeve të kësaj periudhe, kjo na lejon të ngushtojmë kuadrin e zbulimit për gjysmën e parë të shekullit të gjashtë”.

Rapp shton se tekstet tashmë do të analizohen nga studiuesit fetarë.

“Kemi të bëjmë me zbulimin e një versioni i të ri siriak, për marrëveshjen e tyre me Curetonianus, të shkruar në letra gjethesh, e të ruajtura mes shtresave të tyre ”.

FOTO GALERI
1/3
Duket si një hallkë e rëndësishme e enigmës së Testamentit të Ri, ajo që Akademia Austriake e Shkencave ka zbuluar me anë të një teknike që ka qenë me ne prej shekujsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA