Kalonte të huajt në kufi në mënyrë të paligjshme, arrestohet 21-vjeçari nga Korça i shpallur në kërkim

12/04/2023 08:56

Është vënë në pranga një 21-vjeçar nga Maliqi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

I riu është arrestuar, kur po tentonte të hynte në territorin shqiptar nga Kapshtica.

Ai akuzohet për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste në 2022, ku ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra  shtetas të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA