Qytetarët dhe institucionet e artit tani mund të gjurmojnë artin e vjedhur me lehtësi nga telefonat e tyre.
Të hënën, FBI publikoi një version të bazuar në aplikacione të Dosjes Kombëtare të Artit të Vjedhur të SHBA (NSAF), bazën e të dhënave të veprave të artit të vjedhura dhe objekteve të rëndësishme kulturore.
Aplikacioni NSAF u krijua fillimisht për punonjësit e zbatimit të ligjit dhe industrisë së artit, por kushdo në botë mund ta përdorë atë për të verifikuar statusin ligjor të pronës kulturore.
“Një nga evolucionet më të mëdha për NSAF ishte vënia e tij në dispozicion të publikut,” tha në një deklaratë Colleen Childers e programit të krimit të artit të FBI-së .
“Tani, me përmirësimin e ri celular që ne kemi pësuar, ne duam të vazhdojmë të përpiqemi për ta bërë atë një platformë më miqësore për përdoruesit”, shtoi ajo.
Aplikacioni e kategorizon artin sipas përshkrimit, vendndodhjes dhe zhanrit.
Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar dhe përdorur.
Top Channel