Foto ilustruese

Një i mitur 14 vjeç është përplasur nga një makinë teksa ka dalë nga shkolla në orar të pushimit të gjatë.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi” në Elbasan.

Edhe pse rruga është e pajisur me sinjalistikën përkatëse horizontale dhe vertikale, edhe kufizuesit e shpejtësisë, përsëri nuk ka mjaftuar që rruga të jetë e sigurt për nxënësit e shkollës.

Fatmirësisht 14-vjeçari nxënës i klasës së 8 në shkollën “Luigj Gurakuqi” mori dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Elbasanit. Mirëpo, ngjarja mund të kishte pasur pasoja shumë më të renda pasi në këtë rrugë çdo ditë kalojnë rreth 1 mijë fëmijë të të dy shkollave.

Në orën 8 të mëngjesit, orari i pushimit të gjatë dhe ai i daljes së nxënësve kërkon një kujdes të shtuar nga ana e policisë, por sidomos e drejtuesve të mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA