Drejtimi i Twitter-it ka qenë “mjaft i dhimbshëm”, ka thënë Elon Musk, në një intervistë të drejtpërdrejtë me BBC.
Sipërmarrësi multimiliarder tha gjithashtu se do ta shiste kompaninë nëse do të vinte personi i duhur. Ai dha nga një koment për disa nga situatat që është gjendur në drejtimin e Twitter.
Për blerjen e Twitter: “Nuk ka qenë e mërzitshme. Ka qenë vërtet një situatë mjaft stresuese.”
Për shkarkimin e stafit: “Nuk do të thosha se ishte e pakujdesshme… Nëse e gjithë anija fundoset, atëherë askush nuk ka punë.”
Për fitimet: “Ne mund të jemi fitimprurës, ose për të qenë më të saktë, fluks monetar pozitiv këtë tremujor nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë. Mendoj se pothuajse të gjithë reklamuesit janë kthyer ose kanë thënë se do të kthehen.”
Për postimet e tij të diskutueshme në Twitter: “A e kam qëlluar veten në këmbë me postime disa herë? Po.”
Për etiketimin e BBC-së si “media e financuar nga qeveria”: “Ne po e rregullojmë etiketën në… “financuar publikisht”… Nëse përdorim të njëjtat fjalë që BBC përdor për të përshkruar veten, atëherë me sa duket kjo do të ishte në rregull.”
Top Channel