Chihuahua më e vogël në botë/ Futet lehtësisht në xhep dhe është sa madhësia e një kartëmonedhe $

12/04/2023 13:39

Guinness World Records (GwR) ka cilësuar një Chihuahua femër dyvjeçare të quajtur Pearl, si qenin më të shkurtër të gjallë në botë.

Pearl është 9.14 cm e gjerë dhe 12.7 cm e gjatë. Gjatësia e saj është e ngjashme me një kartëmonedhë dollari dhe më e vogël se një telekomandë televizori. Madje Pearl mund të futet lehtësisht në një xhep. Gjatësia e saj u mat tre herë në intervale të ndryshme në Spitalin e Kafshëve Crystal Creek në Orlando, ku ajo lindi.

Pearl u prezantua në Lo Show Dei Record, një shfaqje televizive italiane nga pronarja e saj, Vanesa Semler. Ajo u ngjit në skenë nga pronarja e saj zonja Semler, në një ndenjëse në formë veze të Pashkëve, duke marrë duartrokitje të forta. Pronarja e qenit vuri në dukje se Pearl ka një temperament të qetë, për një Chihuahua dhe nuk ishte e shqetësuar kur doli në skenë para një publiku të madh live. Ajo i tha drejtuesit të emisionit, Gerry Scotti, se Pearl është si divë dhe se i pëlqen të hajë ushqim me cilësi të lartë si mish pule dhe salmoni dhe i pëlqen të vishet bukur.

Pearl është e afërmja e chihhuahuas që kishte thyer rekordin e mëparshëm Miracle Milly, i cili fatkeqësisht vdiq në vitin 2020 para se Pearl të lindte. Pearl është vajza e një prej motrave identike të Milly. Ashtu si paraardhësi i saj Milly, Pearl peshonte më pak 28 g në lindje, ndërsa tani Pearl peshon 553 g.

“Ne jemi të bekuar që e kemi atë dhe që kemi thyer rekordin”, tha Vanesa.  Pavarësisht se tani është mbi dy vjeç, Pearl me madhësinë e një xhepi është ende një fëmijë në zemër, sipas Vanesa. Vanesa ka tre qen të tjerë, por të gjithë janë të përmasave normale. Perla është e vetmja e vogël.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA