Dashuria do vijojë të mbizotërojë edhe këtë muaj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Baleti “Giselle” i Adolphe Adam, nën koreografinë e Giuseppe Picone-s, një nga yjet më të shquar të baletit në Evropë, dhe profesionalizmit të dirigjentes së Trupës, Alisa Gjoni do të ngjitet në skenë mbrëmjen e së mërkurës dhe të enjtes.
Historia e “Giselle”, një vajzë 15-vjeçare, e cila pavarësisht që zhgënjehet nga dashuria e saj e parë, vijon të përjetojë të njëjtin emocion edhe në botën e përtejme. Por lufta e vilizave do t’ia bëjë më të vështirë këtë dashuri! Giselle do të ngjisë në skenën çiftin motër dhe vëlla Adela dhe Anxhelo Mucollari. Si dhe Ervis Kocekun.
Baleti Zhizel është vënë për herë të parë në Operan e Parisit më 28 Qershor 1841. Për herë të parë tek ne është vënë në datat 14, 15 dhjetor 1988 nga baletmaestër Agron Aliaj.
Vjen në Teatrin e Përjetimeve, nëpërmjet lëvizjeve të bukura skenike të Trupës së Baletit dhe Solistëve të TKOB-së, baleti “Giselle” i Adolphe Adam, nën koreografinë e Giuseppe Picone-s, një nga yjet më të shquar të baletit në Evropë, dhe profesionalizmit të dirigjentes së Trupës, Alisa Gjoni.
Top Channel