50 gram tritol në makinën e Benard Ndrecës, merren në pyetje 6 persona për sulmin ndaj kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës

12/04/2023 15:35

50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreut të degës së “Rithemelimit” në Vaun e Dejës.

Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpërtheu një ditë më parë.

Për ngjarjen e rëndë, ku Benard Ndrecës i bënë atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona, të cilët janë marrë në pyetje.

Të martën në mëngjes, dy persona të maskuar hynë në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe vendosën tritol në makinën e tij.

Pas disa orësh, Ndreca hyri në mjetin tip “Audi” për të nisur punën. Por, sapo lëvizi mjetin, sasia e tritolit e vendosur aty shpërtheu.

Ndreca thotë se nuk ka asnjë konflikt dhe u shpreh që atentati ka motive politike.

“Ky incident që më ka ndodhur mua dhe familjes sime është i mirëmenduar. Unë nuk kam asnjë përplasje, as familja ime. Ky incident e ka një emër. Dihet që është emri politik. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është e pajisur me kamera. Në orën 06:30 kur kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kam qëndruar dy minuta brenda dhe sa ka lëvizur makina nga vendi, ajo ka plasur. Kjo është një ngjarje politike. Mina nuk i është vendosur Benard Ndrecës, por i është vendosur kryetarit të PD-së së degës Vau i Dejës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA