Në fillim të vitit, ekonomistët dhe drejtuesit e korporatave shprehën optimizëm se rritja ekonomike globale mund të mos ngadalësohej.
Zhvillimet pozitive përfshinin rihapjen e Kinës, shenjat e elasticitetit në Evropë dhe rënien e çmimeve të energjisë.
Por një krizë në sektorin bankar që u shfaq muajin e kaluar ndryshoi llogarinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimet e tij për ekonominë globale të martën, duke vënë në dukje “rritjen e fundit në paqëndrueshmërinë e tregut financiar”.
FMN pret që rritja ekonomike të ngadalësohet nga 3.4% në 2022 në 2.8% në 2023. Vlerësimi i saj në janar kishte qenë për 2.9% rritje këtë vit.
“Pasiguria është e lartë dhe balanca e rreziqeve është zhvendosur në mënyrë të qëndrueshme në kahun e poshtëm për sa kohë që sektori financiar mbetet i parregulluar”, tha organizata në raportin e saj të fundit.
Frika rreth perspektivës ekonomike është rritur pas dështimeve në mars të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank, dy huadhënësve rajonalë amerikanë, dhe humbjes së besimit në Credit Suisse (CS) , e cila iu shit.
Tashmë, ekonomia globale po përballej me pasojat e inflacionit të lartë dhe të vazhdueshëm, rritjes së shpejtë të normave të interesit për ta luftuar atë, niveleve të larta të borxhit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.
Tani, shqetësimet për shëndetin e industrisë bankare i bashkohen listës.
Inflacioni global, për të cilin FMN tha se po rezultonte “shumë më i qëndrueshëm se sa pritej”, pritet të bjerë nga 8.7% në 2022 në 7% këtë vit dhe në 4.9% në 2024.
Top Channel