Ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown fejohet në moshën 19-vjeçare

11/04/2023 16:29

Fansat e aktores britanike Millie Bobby Brown mendojnë se ajo dhe partneri, Jake Bongiovi, janë fejuar, pasi çifti postoi foto në rrjetet sociale të martën.

Ylli i “Stranger Things” postoi në rrjetet sociale një foto të saj dhe Bongiovi të përqafuar – dhe fansat kanë parë një unazë mjaft të madhe në gishtin e saj të fejesës.

“Të kam dashur tre vera tani, zemër, i dua të gjitha”, ka shkruar aktorja, 19 vjeçe.

Në fillim të këtij viti, ajo iu referua Bongiovit, me të cilin është lidhur që nga viti 2021, si “partneri i jetës”.

Bongiovi, 20 vjeç, postoi gjithashtu në mediat sociale të martën në të njëjtën kohë, një foto të tyre duke u përqafuar dhe duke parë nga deti, me mbishkrimin “Përgjithmonë”.

Bongiovi është një nga katër fëmijët e rokerit të Bon Jovi, Jon Bon Jovi, të cilin ai e ndan me gruan Dorothea Hurley.

Brown ka konfirmuar më parë se ajo u takua me Bongiovi “në Instagram”. “Ne ishim miq për pak, dhe pastaj, çfarë mund të them?” tha ajo për revistën WIRED.

Ajo fitoi famë për rolin e saj kryesor si Eleven në “Stranger Things”, i cili do të përfundojë me sezonin 5, sipas Netflix.

Që nga debutimi i saj në “Stranger Things”, ajo ka luajtur së bashku me Henry Cavill si motra e Sherlock Holmes në “Enola Holmes” dhe “Enola Holmes 2” dhe lançoi linjën e saj të bukurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA