“Toka e zhuritur”: Rusia rinis bombardimet në lindje të Ukrainës, goditen disa qytete njëkohësisht!

11/04/2023 09:00

Sulme ajrore e zjarr artilerie, Rusia e akuzuar se po ndjek në Ukrainë taktikën “toka e zhuritur”, i është rikthyer bombardimeve agresive në lindje të vendit.

Disa qytete janë sulmuar njëkohësisht nga forcat ajrore ruse në rajonin e Donjeckut.

Teksa ushtria e Kievit ka arritur të zmbrapse disa prej sulmeve të armikut, rusët vazhdojnë përpjekjet për marrjen e Bakhmutit.

“Armiku kaloi në të ashtuquajturat taktika të tokës së zhuritur, të cilat datojnë që prej luftës së Sirisë. Me këtë në mendje, forcat ruse po shkatërrojnë pa mëshirë ndërtesa dhe pozicione tonat me sulme ajrore dhe zjarr artilerie”, u shpreh gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës.

Sipas tij, arsyeja e kësaj ofensive të re të Moskës është se trupat e përfshira në betejën për marrjen e Bahmutit, përfshirë këtu dhe anëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, janë lodhur e morali i tyre ka rënë. Edhe pse ky qytet tashmë është rrënuar thuajse krejtësisht, ai konsiderohet i rëndësishëm për të dyja palët: Për Rusinë, që të shënojë një moment fitoreje pas shumë humbjesh në Ukrainë, dhe për Kievin që të dëshmojë se Moska nuk po avancon dot.

Kontrolli i Bahmutit do t’i mundësonte Rusisë t’i sulmonte direkt linjat mbrojtëse të Ukrainës në Çasiv Jar dhe t’u hapte rrugë forcave të saj për të avancuar në dy qytete më të mëdha në rajonin e Donjeckut – Kramatorsk dhe Slloviansk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA