Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së frikshme të shifrave të emigrantëve që duan të hyjnë nga Mesdheu.
Pas mbledhjes së qeverisë së Italisë me në krye Giorgia Meloni, për të shqyrtuar masa më të rrepta për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, ata vendosën që të shpallët vendimi, i cili do të zgjasë 6 muaj.
Ky vendim u sugjerua nga ministri i mbrojtjes për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Italia, kryesisht ditët e fundit.
Në dispozicion të këtij projekt-ligji është vendosur një shifër prej 5 milionë eurosh nga buxheti shtetit.
Njëkohësisht autoritetet vendase deklaruan se kjo zgjidhje duhet të ketë ndikimin e Bashkimit Europian, i cili duhet të ndërhyjë.
Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër.
Njëkohësisht do të shtohen dhe forcohen e strukturat që synojnë riatdhesimin e personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Itali, duke rritur aktivitetet e identifikimit dhe dëbimit.
Burimet qeveritare raportojnë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë për sa i përket menaxhimit të emigrantëve dhe akomodimit të tyre në territorin kombëtar.
Gjatë ditëve të fundit mijëra emigrant në brigjet italiane janë shpëtuar mrekullisht nga mbytja, pasi anijet e tyre ngecën në det të hapur.
Moti i mirë ka shtyrë më shumë njerëz, kryesisht nga Tunizia, të marrin rrugën që lidh Afrikën e Veriut me brigjet e Lampedusa-s dhe Siçilisë në Mesdheun qëndror.
Rreth 28,000 migrantë kanë mbërritur në Itali gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, shifër relativisht e lartë krahasuar me 6,800 gjatë vitit të kaluar.
Top Channel