Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, gati një muaj para zgjedhjeve lokale.

Makina e Kryetarit demokrat nga radhët e Rithemelimit, Benard Ndreça, ka shpërthyer sapo Ndreça ka hipur në mjetin e tij “Audi” të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit të kësaj të marte. Policia thotë se nga shpërthimi Benard Ndreça nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale në makinën e tij.

Nga veprimet e para të policisë dyshohet se në mjetin e Ndreçës ishte vendosur lëndë plasëse, ndërkohë që grupi hetimor, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA