Në një lidhje direkte me “Breaking” ka qenë sinoptikania e Metoalb Lajda Porja, e cila ka bërë parashikimin e motit për sot dhe nesër.

Ajo shprehet se sot temperaturat maksimale mund të shkojnë deri në 19 gradë në zonën e ultësirës perëndimore, ndërsa nesër temperaturat do të rriten me rreth 2 gradë, vlerë e cila është tipike për muajin e prillit.

“Ka patur përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që vranësirat  dhe momentet me pika shiu të mbeten në zonat verilindore, kryesisht Kukës, Peshkopi, ndërkohë edhe Pogradec, Korçë do të kenë vranësira dhe reshje të pakta. Pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët ku dielli do të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë paradites. Ndërkohë pjesa e dytë e ditës, do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat disi më të dukshme në zonat malore, megjithatë sot nuk pritet që të ketë reshje. Temperaturat në mëngjes nuk kanë patur ndonjë ndryshim të dukshëm, kanë patur 0.5-1 gradë vetëm disa zona në ultësirë, por mbeten zonat malore jo më shumë se 2-3 gradë. Ndërkohë pritet që sot të kemi të paktën 2 gradë rritje në vlerat maksimale. Kjo do bëjë qe termometri sot të ngjitet deri në 19 gradë në shumë zona të ultësirës perëndimore, sidomos në bregdet, aty ku do ndihet edhe shumë më ngrohtë.

Nesër do të kemi akoma më dukshëm përmirësim të motit, do të kemi prezencën e diellit që në orët e para të mëngjesit në një pjesë të mirë të territorit dhe në kryeqytet, madje nesër nuk pritet të ketë reshje edhe në zonat malore, do të ketë mot të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare. Ka një rritje të lehtë në mëngjes dhe një rritje goxha e ndjeshme në mesditë, ngjitet termometri, afrohet rreth vlerës, 20-21 gradë, vlera tipike të prillit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA