Habit teologu: Më kanë bërë magji në fis në moshën 7-vjeçare, vuajta shumë!

11/04/2023 11:38

Në emisionin “Wake Up” ka qenë i ftuar teologu i njohur Miron Çako, i cili duke folur për magjinë, ka treguar se ai e ka përjetuar dhe vetë këtë gjë kur ishte në moshën 7-vjeçare, ku sipas tij ka vuajtur shumë, deri në momentin që u bashkua me Zotin, duke u pagëzuar.

Miron Çako: Unë kam vuajtur vetë nga magjia, kur flas këto gjëra, nuk i flas thjesht të lexuara. Unë kam vuajtur që në moshën 7 vjeç më kanë bërë magji dhe fatkeqësisht nga njerëz të afërt, sepse zakonisht bëjnë dhe njerëz të familjes.

Neada Muçaj: Çfarë shqetësime keni patur?

Miron Çako: Shqetësimi që unë nuk ia gjeja dot përgjigjen, isha i dyjëzuar brenda vetes. Shpesh njerëzit ndihen si dy njerëz, njëri që çon në sensin pozitiv, njëri në sensin negativ. Ne jemi mes dy forcave, forca hyjnore që na çon drejt pozitivitetit, forca djabolike drejt negativitetit. Varet kur të posedojnë. Me magji ato të posedojnë, hyjnë brenda vetes tënde, forcat negative dhe ti ndjen mendimet, dëshirat që bien ndesh me mendimet e tua, por nuk i kundërshton dot. Je i kontrolluar dhe ata të çojnë drejt udhisë së tyre dhe ti nuk mund të dalësh dot.

Unë vuajta shumë e më shumë e më shumë derisa kapitullova sepse është një lloj boksi, pra djalli të pushton, ti e grushton. Lufton njeriu por djalli në fund nuk lodhet, nuk ka trup apo sistem nervor siç kemi ne dhe nuk lodhet, derisa kapitullova dhe fatmirësisht kërkova Zotin. Në moment që gjeta Zotin  dhe u bashkova me të, u pagëzova atëherë unë u çlirova dhe kuptova çfarë ishte gjithë kjo brenda meje, ky lloj energjie, ky lloj mendimi që ishte kontravers.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA