Eva Mendes zbulon arsyen pse nuk pozon në tapetin e kuq me partnerin e saj, Ryan Gosling

11/04/2023 21:59

Eva Mendes zbuloi pse ajo dhe Ryan Gosling nuk duan të pozojnë së bashku publikisht për foto.

Një nga fansat e tyre postoi në seksionin e komenteve se do të dëshironte që filmi “Barbie”, ku Ryan luan rolin e Ken, të kalojë sezonin e Çmimeve vetëm që të mund të shihte çiftin së bashku.

Aktorja, 49 vjeç, vlerësoi dëshirën e tij për ta parë atë dhe partenerin e saj, 42 vjeç krah për krah në një tapet të kuq, por u shpreh se ky nuk është stili i tyre.

“Çfarë komenti i bukur, faleminderit. Por ne nuk i bëjmë ato gjëra së bashku,” u përgjigj Mendes në atë kohë.

Ajo tha se nuk ndihej rehat me espozimin e jetës së tyre private, ndërsa vendosja e tyre në Florida, i pa ata dy të pozonin së bashku, ndërsa promovonin projektin e tyre të përbashkët, në fillimet e romancës.

Mendes gjithashtu rrëfeu  se do të dëshironte të bëntë një film tjetër, me partnerin e saj.

Në shtator 2014 se dyshja mirëpriti fëmijën e tyre të parë, vajzën Esmeralda. Vajza e tyre Amada lindi dy vjet më vonë në maj 2016 .

Pavarësisht thashethemeve, çifti prej shumë vitesh nuk e kanë adresuar asnjëherë nëse janë martuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA