Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sot ata qe quante “imperialistët globalë” duke ngritur lart forcën e Turqisë, teksa prezantonte manifestin e partisë së tij për zgjedhje e luftuara presidenciale të muajit që vjen.
Mijëra mbështetës të tij brohorisnin në stadiumin e sporteve në Ankara teksa ai prezantonte platformën e partisë së tij Drejtësi e Zhvillim (AKP) për zgjedhjet e 14 majit.
Mijëra të tjerë ishin mbledhur jashtë stadiumit duke treguar mbështetje për testin elektoral të Erdogan, shkruan rrjeti francez AFP.
Eventi u transmetua direkt nga rrjetet televizive turke dhe duket se la në heshtje mitingjet e opozitës që mbaheshin në të njëjtën kohë në qytetin perëndimor Canakale.
69-vjeçari Erdogan përballet me zemërim publik për krizën ekonomike si dhe reagimin e ngadaltë të qeverisë për tërmetin shkatërrimtar me më shumë se 50,000 të vdekur në shkurt.
Sondazhet e tregojnë atë kokë më kokë me liderin laik të Partisë Republikane të Popullit (CHP), Kemal Kilidaroglu.
Teksa kontrolli i ardhshëm i parlamentit turk nga AKP duket në dyshim, Erdogan dukej i patrazuar teksa ecte në skenë me mikrofon në dorë.
“Turqia nuk ka zgjedhje tjetër përveçse të jetë e fortë, dhe të bëhet gjithnjë e më e fortë që të mos bëhet rob i politikës dhe ekonomisë,” tha ai.
Duke iu referuar grushtit të dështuar të shtetit në 2016, Erdogan tha se rivalët e tij janë “gurë të agjentëve të huaj që ndërhyjnë në punët e brendshme”.
Sondazhet tregojnë se Erdogan e Kilidaroglu do të përballen në raundin final të zgjedhjeve më 28 maj.
Top Channel