Erdogan dënon Perëndimin ‘imperialist’ në fjalimin e ashpër elektoral (fotot)

11/04/2023 18:41

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sot ata qe quante “imperialistët globalë” duke ngritur lart forcën e Turqisë, teksa prezantonte manifestin e partisë së tij për zgjedhje e luftuara presidenciale të muajit që vjen.

Mijëra mbështetës të tij brohorisnin në stadiumin e sporteve në Ankara teksa ai prezantonte platformën e partisë së tij Drejtësi e Zhvillim (AKP) për zgjedhjet e 14 majit.

Mijëra të tjerë ishin mbledhur jashtë stadiumit duke treguar mbështetje për testin elektoral të Erdogan, shkruan rrjeti francez AFP.

Eventi u transmetua direkt nga rrjetet televizive turke dhe duket se la në heshtje mitingjet e opozitës që mbaheshin në të njëjtën kohë në qytetin perëndimor Canakale.

69-vjeçari Erdogan përballet me zemërim publik për krizën ekonomike si dhe reagimin e ngadaltë të qeverisë për tërmetin shkatërrimtar me më shumë se 50,000 të vdekur në shkurt.

Sondazhet e tregojnë atë kokë më kokë me liderin laik të Partisë Republikane të Popullit (CHP), Kemal Kilidaroglu.

Teksa kontrolli i ardhshëm i parlamentit turk nga AKP duket në dyshim, Erdogan dukej i patrazuar teksa ecte në skenë me mikrofon në dorë.

“Turqia nuk ka zgjedhje tjetër përveçse të jetë e fortë, dhe të bëhet gjithnjë e më e fortë që të mos bëhet rob i politikës dhe ekonomisë,” tha ai.

Duke iu referuar grushtit të dështuar të shtetit në 2016, Erdogan tha se rivalët e tij janë “gurë të agjentëve të huaj që ndërhyjnë në punët e brendshme”.

Sondazhet tregojnë se Erdogan e Kilidaroglu do të përballen në raundin final të zgjedhjeve më 28 maj.

FOTO GALERI
2/3
Mijëra mbështetës të tij brohorisnin në stadiumin e sporteve në Ankara teksa ai prezantonte platformën e partisë së tij Drejtësi e Zhvillim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA