Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, humb banesën e moshuara! Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

11/04/2023 21:06
Foto ilustruese

Një e moshuar është konstatuar e vetme në Shkozë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur adresën e banesës.

Policia bën thirrje për të gjithë qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj që t’i vijnë në ndihmë, ndërsa për momentin ajo ndodhet në Komisariatin e Policisë nr1.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA