Veprimet e shqiptarëve vazhdojnë të mbeten në lupën e mediave britanike.
Gazeta Daily Telegraph shkruan sot se grupe kriminale shqiptare po tentojnë të kontrabandojnë armë në Britaninë e Madhe përmes portit të Durrësit, ku qeveria angleze është e detyruar të forcojë sigurinë.
Policia, thuhet aty, gjeti tetë pistoleta Glock me municione të fshehura në një fugon me ushqime në këtë port mbrëmjen së hënës. Armët u zbuluan nga policia shqiptare e cila përdori skanimin përpara se mjeti Mercedes Benz të nisej me target për në Ankona në Itali.
Fugoni kishte targa të Mbretërisë së Bashkuar dhe, sipas burime policore, desticioni i tij ishte një adresë në Luton. Shoferi tashmë është arrestuar e po merret në pyetje. Por ai pretendon se nuk ka njohuri për armët dhe se thjesht duhet t`i dorëzonte ushqimet të afërmve britanikë të një shqiptari, të cilin thotë se nuk e ka takuar kurrë më parë.
Gazeta e thekson se porti i Durrësit, i cili po pëson një zgjerim të qenësishëm, u identifikua si nga Britania e Madhe ashtu edhe nga Shqipëria vitin e kaluar si burim i mundshëm kontrabande, siç treguan një sërë e-malish të forcave të rendit, që rrodhën atëherë në media.
Emailet në fjalë treguan se Forca Kufitare britanike planifikonte dislokimin e oficerëve të saj të Shqipëri për të ndihmuar në “përshtatjen” e planeve për zgjerimin e portit dhe për të këshilluar mbi masat e sigurisë që mund të merren me qëllimin të luftohej emigracioni i paligjshëm dhe importi i kokainës në Evropë nga bandat e krimit të organizuar.
Roli i tyre do të fokusohej sidomos në portin e Duurësit dhe Durrësit dhe Porto Romano për të “vlerësuar trafikun e kontejnerëve, Ro/Ro, pasagjerët, sistemet e IT e zbatimit të ligjit, dhe aftësitë aktuale operacionale të tyre.
Policia thotë se kriminelët shqiptarë kanë drejtuar pjesë të mëdha të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë dy dekadash, por, në vitet e fundit ata kanë zëvendësuar edhe vietnamezët si furnizuesit më të mëdhenj të kanabisit të rritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes “fermave” të fshehura nëpër shtëpi dhe prona industriale.
Top Channel