Sipas fansave kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Taylor Swift dhe Joe Alwin

10/04/2023 21:11

Fansat e Taylor Swift kanë këmbëngulur se kanë gjetur arsyen e ndarjes së këngëtares nga i dashuri i saj Joe Alwyn duke parë të dhëna nga turneu i saj Eras.

Para se të dilte lajmi, këngëtarja, 33 vjeçe, ndryshoi listën e saj të hiteve këtë javë për të përfshirë këngën e saj “Champagne Problems”.

Fansat tani po spekulojnë se kënga që ata kanë shkruar së bashku mund të ketë qenë për marrëdhënien e tyre. Kënga përshkruan historinë e dy të dashuruarve që përballen me një propozim të dështuar, megjithëse ‘dhëndri’ u ka thënë tashmë anëtarëve të familjes, të cilët po hapin shishe shampanjë.

Taylor shkroi në mënyrë të famshme këngën me Joe, 32, i cili ka bashkë-shkruar disa nga këngët e yjeve të pop-it, duke përfshirë Sweet Nothing dhe Betty nën pseudonimin, William Bowery.

Lidhja gjashtëvjeçare e çiftit u shënua nga thashethemet e panumërta se ata ishin fejuar – të nxitura nga shfaqja e një unaze të madhe në gishtin e saj në dokumentarin Miss Americana të vitit 2020 – dhe se ata madje ishin martuar fshehurazi.

Duke komentuar tekstin e këngës, një fans pyeti: “A do të ndahen Joe dhe Taylor sepse Joe me të vërtetë donte të martohej me të dhe Taylor jo?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA