Një sasi armësh zjarri, tip pistoletë, janë zbuluar në një furgon në portin detar të Durrësit.

Paraprakisht deklarohet se në fugonin me targa angleze janë gjetur 8 pistoleta, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një deklaratë në lidhje me këtë rast.

Furgoni është i tipit “Mercedes Benz” me targa KS 15 NZN dhe kishte si destinacion Anglinë.

Policia e Durrësit ka ndaluar Jetmir Koloshin e vitlindjes 1988 me banim në Tiranë për 8 pistoletat që iu gjetën në mjetin që drejtonte.

Ngarkesa e dyshimtë u konstatua fillimisht kur mjeti ka kaluar në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit e skanerit, policia në port ka ushtruar kontroll fizik në furgonin tip Mercedes Benz, ku në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. Në brendësi të tavolinës ndodheshin të fshehura 8 pistoletat dhe municion për to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA