Filmi i ri Super Mario Bros ka thyer rekorde në arkë, duke shënuar hapjen më të suksesshme globale të të gjitha kohërave për një film të animuar.
Filmi familjar – versioni i dytë i Hollivudit i lojës hit Nintendo – mori 377 milion dollarë në mbarë botën në pesë ditët e para të publikimit.
Kjo kapërceu rekordin e mëparshëm prej 358 milion dollarë të mbajtur nga Frozen 2.
“Numrat janë të bujshëm,” vuri në dukje analisti David A Gross, i cili tha se “do të ishte lehtësisht filmi numër 1 i 2023”.
Në filmin “Super Mario Bros”, hidrauliku italian me mustaqe është zëri i Chris Pratt, ndërsa Jack Black luan rolin e Bowser.
Anya Taylor-Joy, producenti Chris Meledandri (në mes) dhe Chris Pratt morën pjesë në premierën e filmit në fillim të këtij muaji.
Edhe pse pati shumë kritika nga ekspertë apo “The Guardian”, të cilin e cilësoi të lodhshëm, shumë fansa duket se nuk pajtohen, me rezultatin 56% të kritikëve në Rotten Tomatoes të eklipsuar nga rezultati 96% i audiencës. Edhe Elon Musk shkroi në Twitter se “kritikët janë kaq të shkëputur nga realiteti!”
“Turmave duket se nuk u interesuan për kaq shumë komente”, shkroi Pamela McClintock e Hollywood Reporter .
Filmi theu rekorde të tjera, duke përfshirë hapjen më të mirë ndonjëherë për një film të bazuar në një lojë video dhe hapjen më të mirë të vitit 2023 deri më tani, tha ajo.
Analisti i Comscore, Paul Dergarabedian tha për gazetën: “Kjo është një nga performancat më të mëdha në arkë në kujtimet e fundit dhe po shkatërron absolutisht të gjitha parashikimet para publikimit.”
Top Channel