Bodybuilder-i milioner tashmë tmerrohet nga ngritja e peshave pas atakut kardiak (fotot)

10/04/2023 16:04

Kur Kali Muscle hyri në botën e ngritjes së peshave një dekadë më parë, ishte një figurë e kontestuar, por i respektuar për punën e tij në ‘bodybuilding’.

Por tashmë kampioni trupmadh i kthyer dhe në aktor thotë se është i tmerruar nga peshat pas një eksperience thuajse vdekjeje kur pësoi atakun kardiak në vitin 2021, për të cilin mjekët i thanë se vinte nga përdorimi  i steroidëve.

48 vjeçari tregon së fundmi në një video në YouTube sesi ngritja e peshave tashmë mund të shkaktojë vdekje të papritur të sportistëve, në një fenomen të shtuar vitet e fundit në të gjitha disiplinat e sporteve.

Ai thotë: “I them vetes, nuk do të bëjë më shfaqje ‘bodybuilding’, nuk marr më steroidë të prodhuar në laborator. Për tre vjet kam pasur probleme me edemat në këmbë e në kavilje. Njerëzit më thonin se është shenjë e problemeve me zemrën por unë nuk e mendova gjatë sepse isha një ‘i fortë’, nuk kisha pasur më parë probleme me zemrën apo gjëra të tilla”.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital  u zbulua se Kali një arterie të tërë të bllokuar. Jeta e tij u shpëtua nga operacioni dhe më pas u nevojit një kohë e mirë rekuperimi.

Tani ai përdor platformën e tij për të promovuar ushqim të pastër dhe stil të shëndetshëm jetese.

‘Influencuesi’ ka tashmë 2.49 milionë ndjekës në kanalin e tij në YouTube dhe është shfaqur në disa reklama për grupe të njohura.

Gjatë viteve të rinisë ai ishte arrestuar për grabitje e rrahje dhe u dënua me 10 vjet burg, ku dhe nisi stërvitjen e tij si një lloj terapie për të ruajtur shëndetin mendor.

Eksperiencat e tij ai i dërgon tashmë si mesazhe motivuese e frymëzuese për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/6
Kali Muscle hyri në botën e ngritjes së peshave një dekadë më parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA