Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit dhe pronari aktual i Monzas në Serie A është i shtruar në spitalin San Raffaelo prej disa ditësh.
Gjendja e 86-vjeçarit u rëndua së tepërmi për shkak të sëmundjes së leuçemisë, megjithatë për fat të mirë ndërhyrja e terapisë bëri që gjithçka të shkonte mirë, të paktën deri në këtë moment.
Edhe mjekët në deklaratën e tyre të fundit shprehën se për fat të mirë gjendja e Berlusconit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit.
“Në 48 orët e fundit kemi vërejtur një përmirësim të vazhdueshëm i funksionalitetit të organit që po mbajmë nën vëzhgim. Terapia e aplikuar po jep rezultatet e pritshme duke na dhënë shumë shpresë”, mbyllet komunikata e mjekëve.
Ndërkohë, Berlusconi vijon të mbetet në kujdesinë intensiv të mjekëve, por duket se për fat të mirë gjendja e alarmit ka kaluar.
Top Channel