24/11 11:49
Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se po planifikon të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2024.
80-vjeçari u shpreh se nuk ishte ende i përgatitur që ta shpallte zyrtarisht vendimin e tij, sipas mediave të huaja.
“Kam në plan të kandidoj… por nuk jemi ende të përgatitur për ta shpallur kandidaturën”, tha ai në një intervistë për NBC.
Sikurse Biden ashtu edhe zëvendës-presidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku, dhe këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin vendimet përfundimtare për nisjen e fushatës së rizgjedhjes, raportoi NBC.
“Pjesa e vendimit ka mbaruar, por ai nuk ka presion për ta shpallur atë që ai tashmë ka vendosur”, tha një burim për NBC.
Top Channel